“Po asistohet për votimin e personave në arrest shtëpiak” – Policia sqaron praninë e forcave të shumta në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se prania e shtuar e zyrtarëve policorë në Prishtinë lidhet me asistimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për votimin me kusht të personave që ndodhen në arrest shtëpiak. Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha se policia po ofron mbështetje për realizimin e së drejtës së votës së këtyre…

Lajme

07/06/2026 14:12

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se prania e shtuar e zyrtarëve policorë në Prishtinë lidhet me asistimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për votimin me kusht të personave që ndodhen në arrest shtëpiak.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha se policia po ofron mbështetje për realizimin e së drejtës së votës së këtyre personave, raporton lajmi.net

“Ne ju asistojmë KQZ-së për çështje të votimit me kusht, që janë disa persona të atyre që janë të ndaluar me arrest dhe tash ne ju asistojmë për me kry të drejtën e votimit. Kjo është veç asistencë të votimit me kusht që e kanë ata”, deklaroi Kelani.