Kapen pranë kufirit greko-shqiptar 110 kg marijuanë të fshehura në bagazhin e makinës, arrestohet 43-vjeçari turk

110 kg marijuanë janë kapur pranë kufirit greko-shqiptar mëngjesin e sotëm. Operacioni është zhvilluar në një zonë kufitare të Igumenicës në Greqi. Policia greke ka ndaluar një automjet që dyshohet se ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër. Brenda automjetit janë gjetur dhe sekuestruar 102 pako me 109 kg 364 gramë marijuanë. Pako me drogë ishin…

Lajme

07/06/2026 17:01

110 kg marijuanë janë kapur pranë kufirit greko-shqiptar mëngjesin e sotëm.

Operacioni është zhvilluar në një zonë kufitare të Igumenicës në Greqi. Policia greke ka ndaluar një automjet që dyshohet se ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër.

Brenda automjetit janë gjetur dhe sekuestruar 102 pako me 109 kg 364 gramë marijuanë. Pako me drogë ishin vendosur në sediljet e pasme dhe në bagazhin e automjetit.

Në prangat e policisë greke ka rënë një shtetas turk 43 vjeç ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve.

Prej shtatorit 2025, policia greke ka sekuestruar mbi 1.1 ton drogë që dyshohet se vinte nga kufiri.

Rastet më të shumta janë evidentuar në Igumenicë në rrugë tokësore e detare por raste sekuestrimesh ka pasur edhe në Janinë, Selanik e Kostur./TCh/