E ngritën në detyrë njeriun me aktakuzë për “Rezervat Shtetërore” – Kusari-Lila refuzon t’i përgjigjet pyetjes së gazetarit të lajmi.net

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ne detyrë, Mimoza Kusari-Lila, ka refuzuar t’i përgjigjet një pyetjeje të gazetarit të Lajmi.net lidhur me avancimin në detyrë të Irfan Lipovicës, i cili përballet me aktakuzë në rastin e njohur si “Rezervat Shtetërore”. Gjatë një deklarimi për media, gazetari i Lajmi.net kërkoi sqarime nga ministrja për ndryshimin e…

Lajme

05/06/2026 19:09

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ne detyrë, Mimoza Kusari-Lila, ka refuzuar t’i përgjigjet një pyetjeje të gazetarit të Lajmi.net lidhur me avancimin në detyrë të Irfan Lipovicës, i cili përballet me aktakuzë në rastin e njohur si “Rezervat Shtetërore”.

Gjatë një deklarimi për media, gazetari i Lajmi.net kërkoi sqarime nga ministrja për ndryshimin e pozitës së Lipovicës dhe emërimin e tij në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, raporton lajmi.net

Megjithëse ia dha fjalën gazetarit për ta parashtruar pyetjen, Kusari-Lila nuk ofroi përgjigje për çështjen e ngritur.

Lipovica ishte arrestuar në vitin 2023 në kuadër të hetimeve për rastin “Rezervat Shtetërore”, ndërsa më pas ishte liruar për t’u mbrojtur në liri. Pavarësisht aktakuzës, Qeveria e Kosovës më 26 mars të viti 2025 e emëroi atë drejtor të përgjithshëm të Akreditimit në MINT.

Ministrja Rozeta Hajdari atë kohë para kabinetit qeveritar dha arsyetimin e propozimit së Lipovicës për drejtor të Akreditimit në MINT.

“Akreditimi si një proces me rëndësi të lartë për ekonominë vërteton cilësinë dhe besueshmërinë e institucioneve dhe bizneseve, pasi që përmes këtij procesi vlerësohet përputhshmëria e produkteve dhe të proceseve e shërbimeve me standarde ndërkombëtare e vendore duke garantuar kështu që ato të ofrojnë nivel të lartë të cilësisë…”, tha ajo./Lajmi.net/