Rruga Prishtinë–Podujevë pa fund: 9 vite vonesa dhe s’përfundon as këtë vit

Punimet në rrugën Prishtinë–Podujevë nuk pritet të përfundojnë as gjatë këtij viti, pavarësisht premtimeve të shumta ndër vite nga institucionet për përmbylljen e saj. Sipas zv/ministrit të Infrastrukturës, Zef Morina, projekti është vonuar për shkak të vetëm rreth 470 ditëve efektive të punës dhe problemeve me shpronësimet përgjatë trase-së, raporton lajmi.net Rruga, e cila konsiderohet…

Lajme

05/06/2026 21:17

Punimet në rrugën Prishtinë–Podujevë nuk pritet të përfundojnë as gjatë këtij viti, pavarësisht premtimeve të shumta ndër vite nga institucionet për përmbylljen e saj.

Sipas zv/ministrit të Infrastrukturës, Zef Morina, projekti është vonuar për shkak të vetëm rreth 470 ditëve efektive të punës dhe problemeve me shpronësimet përgjatë trase-së, raporton lajmi.net

Rruga, e cila konsiderohet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend, është shoqëruar me shtyrje të vazhdueshme të afateve të përfundimit dhe vonesa në realizim.

Afatet e premtuara ndër vite kanë ndryshuar disa herë, duke u përmendur fillimisht përfundimi në vitin 2021, më pas në 2022, pastaj në fund të 2024-ës dhe së fundi në pranverën e vitit 2025.

Kujtojmë se punimet në këtë projekt kanë filluar në vitin 2016./Lajmi.net/