Policia e Kosovës arreston kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit të Mitrovicës së Veriut gjatë tentativës për të hequr shenjën “Mitrovica” me zemër të gjelbër
Inspektorati komunal i Mitrovicës së Veriut ka dalë sot rreth orës 10:00 në vendin ku ndodhej shenja “Mitrovica”, me zemër të gjelbër, me qëllim të heqjes së saj. Gjatë kësaj veprimtarie, Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, dhe kryetarin e Kuvendit të Komunës, Ivan Zaporoçac, transmeton lajmi.net. Para stacionit…
Lajme
Inspektorati komunal i Mitrovicës së Veriut ka dalë sot rreth orës 10:00 në vendin ku ndodhej shenja “Mitrovica”, me zemër të gjelbër, me qëllim të heqjes së saj.
Gjatë kësaj veprimtarie, Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, dhe kryetarin e Kuvendit të Komunës, Ivan Zaporoçac, transmeton lajmi.net.
Para stacionit policor ku u dërguan të arrestuarit, u mblodhën anëtarë të Listës Serbe për të shprehur mbështetjen e tyre. Në vendngjarje ishte edhe avokati Predrag Miljkoviç, i cili do të përfaqësojë të arrestuarit.
“Çfarë mund të pritet, gjithçka. Siç shihni, më tërheqin dhe më shtyjnë për dore”, tha Radojeviç ndërsa policia e çonte drejt automjetit.
Mësohet se heqja e shenjës po bëhet në përputhje me procedurat ligjore, dhe policia është e informuar dhe ka ofruar asistencë edhe gjatë ndërhyrjes së mëparshme për zëvendësimin e këtij shenimi.
Në vendngjarje ishte i pranishëm edhe një kamion i kompanisë së angazhuar nga komuna, i cili do të përdoret për heqjen e shkronjave nga konstruksioni. Ishte gjithashtu i pranishëm një numër i madh policësh, si në uniformë ashtu edhe në civil, me disa automjete policore.
Shenja ku më parë ishte shkruar me cirilik “Ja volim Kosovsku Mitrovicu” u hoq më 2 tetor të vitit të kaluar me asistencë të Policisë së Kosovës. Në vend të saj, në të njëjtin ditë, u vendos një shenjë në alfabetin latin që thotë vetëm “Mitrovica” me një zemër të gjelbër./lajmi.net/