Costa për aplikimin e Kosovës në BE: Çdo problem në kohën e vet, tani duhen reforma dhe veprime konkrete
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, në një konferencë për media në Prishtinë, të cilën e mbajti vetëm nga Zyra e BE’së, u pyet për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe arsyet se pse dosja e saj s’u trajtua nga Unioni. I pyetur nëse faji është te jostabiliteti politik në Kosovë apo…
Lajme
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, në një konferencë për media në Prishtinë, të cilën e mbajti vetëm nga Zyra e BE’së, u pyet për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe arsyet se pse dosja e saj s’u trajtua nga Unioni.
I pyetur nëse faji është te jostabiliteti politik në Kosovë apo mungesa e unanimitetit brenda BE’së, Costa tha se “çdo problem në kohën e vet”.
Ai tha se Kosova duhet të përmbushë zotimet e saj dhe duhet të qëndrojë në rrugë drejt këtij synimi.
“Ne jemi pajtuar për agjendën e reformave, jemi pajtuar për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe është shumë e rëndësishme që Kosova t’i përmbushë, hap pas hapi, ato për të cilat tashmë është rënë dakord. Unë jam i bindur se në fund të këtij procesi nuk do të kemi asnjë problem nga ana e Bashkimit Europian. Por, për momentin, ajo që na duhet është që konsensusi i gjerë kombëtar për anëtarësimin europian të përkthehet në veprime konkrete dhe të arrijmë ta mbajmë një rrugë të qartë drejt realizimit të këtij zgjerimi për Kosovën”.