Ngjarje e rëndë në Shëngjin: 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër shokë që kishin hyrë në det janë përballur me dallgët e forta. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, dyshohet se të rinjtë janë marrë nga rrymat dhe dallgët e detit, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka humbur jetën.…

Lajme

03/06/2026 17:28

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër shokë që kishin hyrë në det janë përballur me dallgët e forta.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, dyshohet se të rinjtë janë marrë nga rrymat dhe dallgët e detit, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka humbur jetën. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e personave të tjerë.

Në vendngjarje pritet ndërhyrja e forcave të kërkim-shpëtimit dhe policisë për të sqaruar plotësisht situatën.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim.