Çitaku e pret në takim Costan: Kosova e ka vendin në Evropë, jo vetëm gjeografikisht por edhe politikisht
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka pritur në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Ajo ka thënë se me Costan kanë biseduar për sfidat që i kemi si shoqëri dhe si shtet, por edhe për potencialin dhe të ardhmen tonë evropiane, shkruan lajmi.net. “Në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, riafirmova bindjen time…
Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka pritur në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Ajo ka thënë se me Costan kanë biseduar për sfidat që i kemi si shoqëri dhe si shtet, por edhe për potencialin dhe të ardhmen tonë evropiane, shkruan lajmi.net.
“Në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, riafirmova bindjen time se Kosova duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj me besim, stabilitet dhe partneritet të ngushtë me aleatët tanë evropianë. Vendi ynë e ka vendin në Evropë, jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht, institucionalisht dhe në vlerat e përbashkëta që ndajmë”, ka shkruar Çitaku në rrjetin social Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: