Kosova dënon sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit, duke i cilësuar ato si kërcënim për sigurinë rajonale dhe përpjekjet për stabilitet në rajonin e Gjirit. Përmes një reagimi publik, Konjufca tha se Republika e Kosovës i dënon fuqishëm sulmet ndaj dy shteteve sovrane,…
Lajme
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit, duke i cilësuar ato si kërcënim për sigurinë rajonale dhe përpjekjet për stabilitet në rajonin e Gjirit.
Përmes një reagimi publik, Konjufca tha se Republika e Kosovës i dënon fuqishëm sulmet ndaj dy shteteve sovrane, duke theksuar se veprime të tilla minojnë përpjekjet e vazhdueshme për uljen e tensioneve dhe ruajtjen e paqes në rajon.
“Republika e Kosovës dënon fuqishëm sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit. Këto sulme ndaj shteteve sovrane e rrezikojnë më tej sigurinë rajonale dhe minojnë përpjekjet e vazhdueshme për de-përshkallëzim dhe stabilitet në Gjirin Persik”, shkroi ai, transmeton Zeri.info.
Konjufca po ashtu ka shprehur solidaritetin e Kosovës me Bahreinin dhe Kuvajtin, si dhe me shtetet partnere në Gjirin Persik, duke theksuar mbështetjen për paqen, sigurinë, lirinë e lundrimit dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare.
“Kosova qëndron në solidaritet të plotë me Bahreinin, Kuvajtin dhe shtetet partnere në Gjirin Persik, në mbështetje të paqes, sigurisë, lirisë së lundrimit dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e tij.