“Dezertor i luftës” – Lushtaku godet Sveçlën: E keqpërdore Policinë për shtetrrethimin e Skenderajt, të tillët kanë ikur e shpejt do ikësh edhe ti

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka reaguar ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës në lidhje me dërgimin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Skenderaj, pas incidentit mes Lushtakut dhe Hysni Mehanit të VV-së. “Xhelal Xhandari” e ka quajtur Lushtaku Sveçlën. Ai i ka thënë atij se është…

Lajme

03/06/2026 12:12

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka reaguar ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës në lidhje me dërgimin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Skenderaj, pas incidentit mes Lushtakut dhe Hysni Mehanit të VV-së.

“Xhelal Xhandari” e ka quajtur Lushtaku Sveçlën.

Ai i ka thënë atij se është “dezertor i luftës”, prandaj sipas tij nuk mund të flas për burrëri.

“Ka qenë koha për secilin prej nesh për të treguar burrëri gjatë asaj periudhe. Fatkeqësisht, ti zgjodhe të ikësh! Si ministër qe je, e ke keqpërdorur policinë e Kosovës dhe njësinë speciale të saj përmes urdhrave politik nga shefi yt për shtetrrethimin e Skenderajt mbrëmjen e 14 majit. Xhelal, kanë ikur ata që kanë bërë shtetrrethime në Kosovë e shpejt do të ikësh edhe ti!”, ka shkruar Lushtaku në rrjetin social Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: