Costa: Udhëheqësit politikë ta kenë integrimin në BE përparësi duke përmbushur të gjitha angazhimet e dialogut me Serbinë
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa po qëndron sot në Kosovë në kuadër të vizitës së tij disa ditore në Ballkanin Perëndimor. Costa përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka njoftuar se është sot në Prishtinë, ndërsa ka thënë se ndodhet këtu për të riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Kosovën. Ai ka…
Lajme
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa po qëndron sot në Kosovë në kuadër të vizitës së tij disa ditore në Ballkanin Perëndimor.
Costa përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka njoftuar se është sot në Prishtinë, ndërsa ka thënë se ndodhet këtu për të riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Kosovën.
Ai ka njoftuar se do të takohet me Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiun, kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, takime të cilat kanë përfunduar si dhe me udhëheqësit e partive opozitare.
“Ndërsa Kosova po shkon drejt zgjedhjeve këtë fundjavë, mesazhi im është i thjeshtë: partneriteti ynë vjen me përgjegjësi. I inkurajoj udhëheqësit politikë që ta bëjnë integrimin në BE një përparësi, përtej ndarjeve politike, dhe të punojnë së bashku drejt këtij qëllimi të përbashkët. Kosova ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale, të afta për të zbatuar reformat, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron Bashkimi Evropian dhe duke përmbushur të gjitha angazhimet e Dialogut Beograd-Prishtinë”, ka shkruar Costa në “X”. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
Today I am in Pristina to reaffirm the EU’s continued support to Kosovo.
I will meet the acting President @albulenahaxhiu_ , the caretaker Prime Minister @albinkurti and leaders of opposition parties.
As Kosovo heads to elections this weekend, my message is simple: our… pic.twitter.com/2vlkEtSkw6
— António Costa (@eucopresident) June 3, 2026