Vitia: Nis zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se nga 1 qershori 2026 ka hyrë në fuqi zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Sipas tij, sot ka nisur edhe hapi i parë i zbatimit të ligjit me fillimin e procesit për themelimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të…

Lajme

02/06/2026 09:34

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se nga 1 qershori 2026 ka hyrë në fuqi zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Sipas tij, sot ka nisur edhe hapi i parë i zbatimit të ligjit me fillimin e procesit për themelimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës, raportoj lajmi.net

Vitia e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të sistemit të sigurimeve shëndetësore dhe zbatimit gradual të të drejtave dhe përfitimeve të parapara me ligj për qytetarët.

Postimi i plotë:

👉🏻 Ju njoftojmë se dje me 1 qershor 2026, me vendim të qeverisë, ka hyrë në fuqi zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

✅ Sot po nis hapi i parë i zbatimit të këtij ligji, me fillimin e procesit për themelimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të sistemit të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor dhe zbatimit gradual të të drejtave dhe përfitimeve që parashihen me këtë ligj.

Vazhdojmë me punë.

#MinistriaShëndetësisë #SigurimetShëndetësore