Aksion i Policisë, Doganës, Postës e Prokurorisë në Pejë – arrestohet një person për drogë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për blerje, posedim dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike. Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, arrestimi është realizuar më 29 maj 2026, rreth orës 10:00, nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Doganat e Kosovës, Posta e…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për blerje, posedim dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike.
Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, arrestimi është realizuar më 29 maj 2026, rreth orës 10:00, nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Doganat e Kosovës, Posta e Kosovës dhe në koordinim me Prokurorinë, raporton lajmi.net
Gjatë aksionit, tek i dyshuari, shtetas mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar:
2 gramë methamphetamine,
60 copë LSD,
2 gramë ketaminë,
25 tableta Xanax,
20 tableta ekstazi,
një armë pistoletë pa leje përkatëse.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Lajmi.net/