Jarinjë: Arrestohet shtetasi i Serbisë nën dyshimin për falsifikim dokumentesh
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinje, nën dyshimin për falsifikim dokumentesh. Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 1 qershor 2026, rreth orës 20:20, kur gjatë kontrollit është konstatuar se i dyshuari dyshohet se posedonte një patentë-shofer të Serbisë të falsifikuar. Pas procedurave…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinje, nën dyshimin për falsifikim dokumentesh.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 1 qershor 2026, rreth orës 20:20, kur gjatë kontrollit është konstatuar se i dyshuari dyshohet se posedonte një patentë-shofer të Serbisë të falsifikuar.
Pas procedurave policore, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Falsifikim i dokumenteve”.
Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.