Përfshihet nga zjarri një veturë në rrugën Korçë-Ersekë
Një veturë është përfshirë nga zjarri në rrugën Korçë-Ersekë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se vetura e tipit “Benz” ka marrë flakë në afërsi të Qafës së Qarrit duke u djegur thuajse plotësisht. Shkak dyshohet një defekt në mjet ndërsa drejtuesi ka dalë jashtë në kohë pa marrë dëmtime. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes…
Lajme
Një veturë është përfshirë nga zjarri në rrugën Korçë-Ersekë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se vetura e tipit “Benz” ka marrë flakë në afërsi të Qafës së Qarrit duke u djegur thuajse plotësisht.
Shkak dyshohet një defekt në mjet ndërsa drejtuesi ka dalë jashtë në kohë pa marrë dëmtime.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë fikjen e zjarrit ndërsa policia ka nisur veprimet për rastin.