Gjini takohet me Hoxhën: Do të bashkëpunojmë ngushtë me Shqipërinë për anëtarësim në NATO dhe në BE

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini dhe ish kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj ka pritur në takim Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha. Gjini ka thënë se me të kanë diskutuar për çështje të rëndësishme të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe për…

Lajme

31/05/2026 17:38

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini dhe ish kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj ka pritur në takim Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Gjini ka thënë se me të kanë diskutuar për çështje të rëndësishme të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe për koordinimin në realizimin e objektivave tona të përbashkëta strategjike.

“Ambasadorin Hoxha e përgëzova për agjendën e integrimeve evropiane, ku Shqipëria tashmë është në kilometrat e fundit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kosova do të bashkëpunojë ngushtë me Shqipërinë në rrugëtimin drejt realizimit të objektivave tona strategjike, anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Gjini. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: