Zemaj: Qeveria e Kurtit e la anash edhe Deçanin- zemrën e Kosovës, por me LDK do i kthehet vendi që i takon
Kandidati me numër 17 në listën e LDK-së, Armend Zemaj ka publikuar një video nga tubimi i LDK-së në vendlindjen e tij, qytetin e Deçanit. Zemaj tha se Deçani është lënë anash nga qeveria sa i përket investimeve, transmeton lajmi.net. “Ne zotohemi se, me qeverisjen e LDK-së, Deçanit do t’i kthehet vendi që i takon.…
Lajme
Kandidati me numër 17 në listën e LDK-së, Armend Zemaj ka publikuar një video nga tubimi i LDK-së në vendlindjen e tij, qytetin e Deçanit.
Zemaj tha se Deçani është lënë anash nga qeveria sa i përket investimeve, transmeton lajmi.net.
“Ne zotohemi se, me qeverisjen e LDK-së, Deçanit do t’i kthehet vendi që i takon. Do të angazhohemi për më shumë investime, zhvillim ekonomik, infrastrukturë moderne dhe mundësi më të mira për të rinjtë dhe për të gjitha familjet deçanase.”, tha ai ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Deçani nuk është vetëm vendlindja ime; Deçani është zemra e Kosovës.
Përgjatë historisë, Deçani ka qenë gjithmonë në vijën e parë të sakrificës për liri dhe dinjitet shqiptar.
Ashtu si e gjithë Kosova, por në mënyrë të veçantë, Deçani ka paguar një çmim të lartë për lirinë dhe pavarësinë që gëzojmë sot.
Megjithatë, në vitet e fundit, Deçani është lënë anash, është anashkaluar në investimet kapitale dhe nuk është trajtuar me vëmendjen që meriton.
Ne zotohemi se, me qeverisjen e LDK-së, Deçanit do t’i kthehet vendi që i takon. Do të angazhohemi për më shumë investime, zhvillim ekonomik, infrastrukturë moderne dhe mundësi më të mira për të rinjtë dhe për të gjitha familjet deçanase.
Ky është zotimi ynë si deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës:
Bashkohuni me LDK-në.
#LDK113
#Vjosa01
#Lumir02./lajmi.net/