Maqedonci takon Ndihmës Sekretarin e Luftës së SHBA-ve, flasin për projekte të përbashkta që e formësojnë rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s
Ministri në detyrë i Mbrojtjes po qëndron në SHBA, Ejup Maqedonci në Departamentin e Luftës ka takuar Ndihmës Sekretarin e Luftës Daniel Zimmerman. Ai ka thënë se me të kanë zhvilluar diskutime të rëndësishme mbi situatën e përgjithshme të sigurisë, thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zhvillimin e mëtejmë të FSK-së, bashkëpunimin në…
Lajme
Ministri në detyrë i Mbrojtjes po qëndron në SHBA, Ejup Maqedonci në Departamentin e Luftës ka takuar Ndihmës Sekretarin e Luftës Daniel Zimmerman.
Ai ka thënë se me të kanë zhvilluar diskutime të rëndësishme mbi situatën e përgjithshme të sigurisë, thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zhvillimin e mëtejmë të FSK-së, bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, si dhe angazhimet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet në botë.
“Ndihmës Sekretari Zimmerman vlerësoi lart rritjen e investimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës në mbrojtje, vizionin për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe progresin që Kosova ka arritur në forcimin e kapaciteteve ushtarake. Ai gjithashtu vlerësoi vendimet e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës për angazhimin e ushtarakëve tanë krah forcave amerikane në operacionet për mbështetjen e paqes, si dhe përkrahjen e vazhdueshme për Ukrainën”, ka thënë Maqedonci.
Ai ka thënë se kanë diskutuar edhe për projekte të përbashkëta strategjike që do ta thellojnë partneritetin tonë me SHBA-të dhe do ta formësojnë rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.
“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara mbetet themel i sigurisë sonë dhe garanci për ndërtimin e një ushtrie moderne, profesionale dhe të gatshme për t’i dalë zot vendit në çdo rrethanë”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: