Bahtiri tregon “tolerancë politike” – Për Bajram, i fton për kafe kandidatët për deputetë të Mitrovicës nga të gjitha partitë
Kandidati për deputet i VV-së, Agim Bahtiri ka dal me një ftesë publike për të gjithë kandidatët për deputetë nga Mitrovica, pavarësisht partisë. Për shkak të festës së Bajramit, ai i ka ftuar për kafe dhe ëmbëlsira të gjithë ditën e nesërme. “Të nderuar/a kandidate dhe kandidat për deputet/e nga Mitrovica, nga të gjitha partitë…
Lajme
Kandidati për deputet i VV-së, Agim Bahtiri ka dal me një ftesë publike për të gjithë kandidatët për deputetë nga Mitrovica, pavarësisht partisë.
Për shkak të festës së Bajramit, ai i ka ftuar për kafe dhe ëmbëlsira të gjithë ditën e nesërme.
“Të nderuar/a kandidate dhe kandidat për deputet/e nga Mitrovica, nga të gjitha partitë politike, Me rastin e festës së Kurban Bajramit, në frymën e respektit, tolerancës dhe mirëkuptimit që gjithmonë e kanë karakterizuar qytetin tonë, kam kënaqësinë t’ju bëj një ftesë vëllazërore që nesër, në ditën e Kurban Bajramit, në ora 11:00, të takohemi në “Ballkan Special” për kafe dhe ëmbëlsirë”, ka shkruar Bahtiri.
Ai ka thënë se duhet të japin shembullin e unitetit, mirëkuptimit dhe kulturës demokratike që e kanë dalluar gjithmonë Mitrovicën.
“Le të jetë kjo ditë feste edhe një moment afrimi dhe respekti mes nesh, për hir të qytetarëve tanë dhe të ardhmes së qytetit e shtetit tonë”, ka shtuar Bahtiri. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: