Çekia i jep mbështetje dialogut Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, u takua me zëvendësministrin e Jashtëm të Çekisë, Jiri Brodsky, për ta njoftuar mbi ecurinë e dialogut. Në një postim zyrtar, Sorensen bëri të ditur se Çekia do të mbështesë dialogun. “Mirënjohës për mbështetjen e plotë të Çekisë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe përpjekjet tona…

Lajme

22/05/2026 16:40

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, u takua me zëvendësministrin e Jashtëm të Çekisë, Jiri Brodsky, për ta njoftuar mbi ecurinë e dialogut.

Në një postim zyrtar, Sorensen bëri të ditur se Çekia do të mbështesë dialogun.

“Mirënjohës për mbështetjen e plotë të Çekisë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian” shkroi Sorensen.