Kryeqyteti i Japonisë, Tokio “ngjyroset” kuq e zi para vizitës së Edi Ramës
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Tokio, kryeqytetin e Japonisë në kuadër të turit në Azi, ku ka qenë më herët edhe në Korenë e Jugut. Vizita në Tokio ka marrë një vëmendje të veçantë, pasi simbolet kuqezi janë të pranishme në rrugët kryesore të qytetit, të cilat janë të dekoruara me flamuj…
Lajme
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Tokio, kryeqytetin e Japonisë në kuadër të turit në Azi, ku ka qenë më herët edhe në Korenë e Jugut.
Vizita në Tokio ka marrë një vëmendje të veçantë, pasi simbolet kuqezi janë të pranishme në rrugët kryesore të qytetit, të cilat janë të dekoruara me flamuj të Shqipërisë dhe Japonisë, duke krijuar një atmosferë të veçantë, shkruan A2CNN.
Vizita e kreut të qeverisë shqiptare, zhvillohet në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Japonisë, si dhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe diplomatik mes dy vendeve.
Referuar agjendës zyrtare, Kryeministri Rama do të pritet me Gardë Nderi nga Kryeministrja e Japonisë, znj. Sanae Takaichi, me të cilën do të zhvillojë edhe një takim bilateral.
Kreu i ekzekutivit do të vizitojë gjithashtu Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio, ku pritet të ketë edhe një fjalë gjatë një paneli diskutimi me titull “Rruga e Shqipërisë drejt Anëtarësimit në BE: Roli i Japonisë”.