Kurti nga Anamorava i kërkon mbi 500 mijë vota: Le t’ia mbyllim bllokut opozitar shtigjet që po i shfrytëzojnë për ta mbajtur shtetin peng
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar në Gjilan dhe Anamoravë. Ai ka thënë se më 9 shkurt 2025, VV i kishte afër 400 mijë vota, më 28 dhjetor rreth 500 mijë ndë3rsa me 7 qershor i ka kërkuar që t’i kalojnë 500 mijë vota. “Më 9 shkurt të vitit të kaluar Lëvizja…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar në Gjilan dhe Anamoravë.
Ai ka thënë se më 9 shkurt 2025, VV i kishte afër 400 mijë vota, më 28 dhjetor rreth 500 mijë ndë3rsa me 7 qershor i ka kërkuar që t’i kalojnë 500 mijë vota.
“Më 9 shkurt të vitit të kaluar Lëvizja VETËVENDOSJE! i pati afër 400 mijë vota në zgjedhjet qendrore. Më 28 dhjetor arritëm bashkë afër 500 mijë vota. E më 7 qershor le t’i kalojmë 500 mijë vota dhe ta shënojmë fitoren e radhës, edhe më të madhe e vendimtare, që t’i japim shtetit tonë institucione funksionale e t’ia mbyllim bllokut opozitar shtigjet të cilat po i shfrytëzojnë për ta mbajtur shtetin peng”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se brezave aktual dhe atyre që do të vijnë duhet t’ua lënë trashëgimi një Kosovë gjithnjë e më të zhvilluar dhe prosperuese.
“Po ndërtojmë shkollat dhe çerdhet; po investojmë në ushtri, mbrojtje e siguri, me pajisje e armatim, industri dhe prodhim; po e rrisim mbështetjen për fëmijët dhe studentët, nënat lehona dhe të gjitha familjet. Dora e mirë e shtetit po prek aty ku më herët nuk shfaqej dot. 116 është numri, 7 qershori është dita, kur votojmë për progresin shoqëror, rritjen ekonomike dhe sigurinë shtetërore e qytetare”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: