Ministri i Sportit e godet Osmanin: Po ngrohet në viktimizim, ankesa dhe hatërmbetje në unison me klanin hibrit
Ministri në detyrë i Sportit, Blerim Gashani ka shkruar për ish-Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. Sipas tij, ajo tani po viktimizohet. “Derisa zjarri i kashtës – sikur kemi thënë, i ndezur dhe i ushqyer nga klani hibrid dhe sikur kemi paralajmëruar – po venitet dhe shkëlqimi i xixave, dritat e fishekzjarreve e ngrohtësia e përqafimeve…
Lajme
Ministri në detyrë i Sportit, Blerim Gashani ka shkruar për ish-Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Sipas tij, ajo tani po viktimizohet.
“Derisa zjarri i kashtës – sikur kemi thënë, i ndezur dhe i ushqyer nga klani hibrid dhe sikur kemi paralajmëruar – po venitet dhe shkëlqimi i xixave, dritat e fishekzjarreve e ngrohtësia e përqafimeve u zbehën e po zhduken, ish-Presidentja dhe ekipi i saj i axhutantëve të përjetshëm tani po ngrohen në temat e vetme që iu kanë mbetur: viktimizimi, ankesat e hatërmbetja e shtirur nga konotacionet gjuhësore. Çuditërisht – por edhe çmendurisht – prapë, në unison me klanin hibrid”, ka shkruar Gashani.
“Shumë dobët” e ka vlerësuar Gashani atë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: