Pak para zgjedhjeve, Arben Vitia nënshkruan Udhëzimin e ri për specializime, ul tarifat dhe lehtëson kriteret për kandidatët
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar sot Udhëzimin e ri Administrativ për shkollimin specialistik, duke sjellë tri politika të reja në mbështetje të profesionistëve shëndetësorë në Kosovë. Sipas njoftimit, qytetarët nga të gjitha viset shqiptare, të cilët deri më tani kanë paguar 3 mijë euro në vit për specializim, tashmë do të paguajnë vetëm…
Lajme
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar sot Udhëzimin e ri Administrativ për shkollimin specialistik, duke sjellë tri politika të reja në mbështetje të profesionistëve shëndetësorë në Kosovë.
Sipas njoftimit, qytetarët nga të gjitha viset shqiptare, të cilët deri më tani kanë paguar 3 mijë euro në vit për specializim, tashmë do të paguajnë vetëm 500 euro, njëjtë si qytetarët e Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net.
Po ashtu, për herë të parë, specializanteve që do të jenë në pushim të lehonisë do t’u vazhdohet pagesa pas rikthimit në specializim.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është se përvoja njëvjeçare e punës nuk do të jetë më kriter obligativ, por vetëm kriter poentues gjatë procesit të përzgjedhjes.
Postimi i plotë: