Ministri i Sportit e godet Osmanin: Po ngrohet në viktimizim,ankesa dhe hatërmbetje në unison me klanin hibrit

Ministri në detyrë i Sportit, Blerim Gashani ka shkruar për ish-Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. Sipas tij, ajo tani po viktimizohet. “Derisa zjarri i kashtës – sikur kemi thënë, i ndezur dhe i ushqyer nga klani hibrid dhe sikur kemi paralajmëruar – po venitet dhe shkëlqimi i xixave, dritat e fishekzjarreve e ngrohtësia e përqafimeve…

Lajme

20/05/2026 15:55

Ministri në detyrë i Sportit, Blerim Gashani ka shkruar për ish-Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Sipas tij, ajo tani po viktimizohet.

“Derisa zjarri i kashtës – sikur kemi thënë, i ndezur dhe i ushqyer nga klani hibrid dhe sikur kemi paralajmëruar – po venitet dhe shkëlqimi i xixave, dritat e fishekzjarreve e ngrohtësia e përqafimeve u zbehën e po zhduken, ish-Presidentja dhe ekipi i saj i axhutantëve të përjetshëm tani po ngrohen në temat e vetme që iu kanë mbetur: viktimizimi, ankesat e hatërmbetja e shtirur nga konotacionet gjuhësore. Çuditërisht – por edhe çmendurisht – prapë, në unison me klanin hibrid”, ka shkruar Gashani.

“Shumë dobët” e ka vlerësuar Gashani atë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: