Nasim Haradinaj do ta mbështes AAK-në në zgjedhje: Kosova ka nevojë për njerëz që e kanë dëshmuar veten në kohët më të vështira
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se zgjedhjet e 7 qershorit janë më të rëndësishmet në historinë tonë të pasluftës. Ai ka thënë se në këto zgjedhje ka vendosur ta mbështes AAK-në dhe ka treguar arsyen, shkruan lajmi.net. “Sepse Aleanca, si subjekt politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka qenë një zë i…
Lajme
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se zgjedhjet e 7 qershorit janë më të rëndësishmet në historinë tonë të pasluftës.
Ai ka thënë se në këto zgjedhje ka vendosur ta mbështes AAK-në dhe ka treguar arsyen, shkruan lajmi.net.
“Sepse Aleanca, si subjekt politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka qenë një zë i fuqishëm opozitar. Ka qëndruar përballë çdo qeverie me argumente të forta, por njëkohësisht ka treguar konstruktivitet kur ka qenë në pyetje interesi i shtetit tonë. Aleanca, e edhe Ramushi me shokë i duhet Parlamentit të Republikës së Kosovës. Prezenca e këtij subjekti politik është garanci për vendin, për lirinë dhe për shtetin tonë. Si subjekt parlamentar janë dëshmuar se dinë të bëjnë dallimin kur duhet të jenë të ashpër dhe të palëkundur ndaj agjendave kundër shtetit, por edhe kur duhet maturi politike dhe përgjegjësi kombëtare”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për njerëz që e kanë dëshmuar veten në kohët më të vështira dhe që nuk janë lëkundur kurrë përballë sfidave të shtetit.
“Përherë dhe gjithmonë me gjithë çlirimtarët dhe ndërtuesit e mbrojtësit e shtetit e kombit !.”, ka shtuar Haradinaj. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: