Pak para zgjedhjeve, Arben Vitia nënshkruan Udhëzimin e ri për specializime, ul tarifat dhe lehtëson kriteret për kandidatët

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar sot Udhëzimin e ri Administrativ për shkollimin specialistik, duke sjellë tri politika të reja në mbështetje të profesionistëve shëndetësorë në Kosovë. Sipas njoftimit, qytetarët nga të gjitha viset shqiptare, të cilët deri më tani kanë paguar 3 mijë euro në vit për specializim, tashmë do të paguajnë vetëm…

Lajme

20/05/2026 14:26

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar sot Udhëzimin e ri Administrativ për shkollimin specialistik, duke sjellë tri politika të reja në mbështetje të profesionistëve shëndetësorë në Kosovë.

Sipas njoftimit, qytetarët nga të gjitha viset shqiptare, të cilët deri më tani kanë paguar 3 mijë euro në vit për specializim, tashmë do të paguajnë vetëm 500 euro, njëjtë si qytetarët e Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, për herë të parë, specializanteve që do të jenë në pushim të lehonisë do t’u vazhdohet pagesa pas rikthimit në specializim.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është se përvoja njëvjeçare e punës nuk do të jetë më kriter obligativ, por vetëm kriter poentues gjatë procesit të përzgjedhjes.

Postimi i plotë:
📝 Sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ për shkollimin specialistik, me tri politika të reja në mbështetje të profesionistëve shëndetësorë.
👉🏻 Qytetarët nga të gjitha viset shqiptare, që deri tash kanë paguar 3000€ në vit për specializim, tash do të paguajnë vetëm 500€, njëjtë si qytetarët e Republikës së Kosovës.
✅ Për herë të parë, specializanteve që do të jenë në pushim të lehonisë do t’u vazhdohet pagesa pas kthimit në specializim.
📌Poashtu, përvoja 1 vjeçare e punës tashmë do të jetë vetëm kriter poentues.
🫶🏻 Suksese të gjithë kandidatëve!/lajmi.net/