Tahiri reagon pas kërcënimit ndaj Haradinajt: Po i shërben përçarjes që ndër breza i ka shkaktuar dëm shqiptarit, boll më

Kandidati për deputet nga AAK, Besnik Tahiri ka reaguar pas kërcënimit që një mërgimtar i ka bërë Daut Haradinajt, ku e krahason me Milan Radoiçiqin dhe e kërcënon përmes Kanunit. Tahiri ka thënë se gjuh fyese dhe linçuese krijon dhimbje, hap plagë dhe dëmton familjet e shoqërinë tonë. “Kushdo që hyn në këtë valle, duhet…

Lajme

19/05/2026 16:38

Kandidati për deputet nga AAK, Besnik Tahiri ka reaguar pas kërcënimit që një mërgimtar i ka bërë Daut Haradinajt, ku e krahason me Milan Radoiçiqin dhe e kërcënon përmes Kanunit.

Tahiri ka thënë se gjuh fyese dhe linçuese krijon dhimbje, hap plagë dhe dëmton familjet e shoqërinë tonë.

“Kushdo që hyn në këtë valle, duhet ta dijë se po i shërben pikërisht asaj përçarjeje që ndër breza i ka shkaktuar dëmë shqiptarit. Ndaluni, sepse boll më u bë. Thirrni mendjes”, ka shkruar Tahiri në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: