“Bashkohuni me studentët – të gjithë një zë”, nesër sërish protestë në Shkup për gjuhën shqipe
Studentët do të protestojnë sërish nesër në Shkup me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet të jepet edhe në gjuhën shqipe. Protesta organizohet me moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zë”. Protesta do të fillojë në orën 16:30 para Urës së Gurit. Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje që t’u bashkohen në…
Lajme
Studentët do të protestojnë sërish nesër në Shkup me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet të jepet edhe në gjuhën shqipe.
Protesta organizohet me moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zë”.
Protesta do të fillojë në orën 16:30 para Urës së Gurit.
Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje që t’u bashkohen në këtë formë të shprehjes së pakënaqësisë.
“Të nderuar sportistë, artistë dhe figura publike, ju që me sukseset, talentin dhe punën tuaj keni bërë krenar çdo shqiptar, sot studentët kanë nevojë për zërin dhe mbështetjen tuaj. Kjo protestë nuk është kundër askujt. Është protestë për mbrojtjen e gjuhës shqipe, dinjitetit dhe të drejtave tona si qytetarë të barabartë. Të hënën, më 18 Maj, në ora 16:30, duke filluar nga Ura e Gurit në Shkup, ejani të protestojmë bashkë. Në krah të studentëve, në krah të shqiptarëve
Studentët kanë nevojë për mbështetjen tuaj, protestë për mbrojtjen e gjuhës shqipe, ejani të protestojmë së bashku”, thuhet në thirjen e studentëve.
Protesta e nesërme është e dyta me radhë që organizojnë studentët shqiptarë dhe vjen si pasojë e refuzimit të kërkesës së tyra nga ana e ministrit të Drejtësisë.
Nga ana tjetër, kryeministri i Maqdonis së Veriut Mickoski ka njoftuar se po shqyrtohen mënyra për të adresuar kërkesën e studentëve shqiptarë, që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe.
Ai tha se ekzekutivi po punon për një zgjidhje të mundshme dhe paralajmëroi se së shpejti do të prezantohet një propozim konkret lidhur me këtë çështje.