Kurti: Janë bërë mbi 40 muaj që kur kemi aplikuar dhe momenti i ripërtërirë i zgjerimit nga ana e BE-së duhet të rezultojë me avancimin e merituar të Kosovës
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dal në konferencë për media pas takimit që pati me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos. Kurti në konferencë tregoi pikat kryesore të takimit dhe tha se me komisioneren Kos kanë folur edhe për çështjen e statutit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, transmeton lajmi.net. “Me komisioneren…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dal në konferencë për media pas takimit që pati me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos.
Kurti në konferencë tregoi pikat kryesore të takimit dhe tha se me komisioneren Kos kanë folur edhe për çështjen e statutit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, transmeton lajmi.net.
“Me komisioneren Kos patëm një takim produktiv dhe të drejtpërdrejt. Kemi ndarë progresin që ka bërë Kosova viteve të fundit, në avancimin e demokracisë dhe rritjes ekonomike, si dhe në kapitujt e anëtarësimit. Në 6 vitet e fundit kemi avancuar 28 vende në indeksin e perceptimit të korrupsionit, ndërsa këtë vit kemi avancuar 15 pozita në indeksin e lirisë së mediave. Jemi të tretët në mesin e 15 shteteve, të Evropës Juglindore, dhe të dytët ne mesin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për avancim të sundimit të ligjit. Ekonomia jonë ka shënuar rritje vazhdimisht dhe është stabile në progres me ngritje 4 për qind të BPV.”
“Ndajmë vlera të përbashkëta me BE-në dhe jemi plotësisht të rreshtuar me politikën e jashtme dhe sigurisë së BE-së. E kemi dënuar agresionin rus në Ukrainë në termat më të ashpër, kemi ofruar mbështetje ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, kemi ofruar strehim për gazetarët e Ukrainës dhe jemi bashkuar kundër të gjitha sanksioneve kundër Federatës Ruse. Kemi ratifikuar Marrëveshjet e Planit të Rritjes, e miratuam edhe vendimin për sistemin e zbatimit dhe me 16 prill filluam të marrim para financimin në vlerë prej 61.8 milionë euro. Gjashtë hapa të reformave janë konfirmuar nga Komisioni Evropian dhe presim hapa të mëtejshëm deri në afatin e qershorit. Me gjithë këto mungesa e Kuvendit funksional e vitit që shkoi, por edhe tani, ka bërë që disa reforma të vonohen e tash po rrezikohen edhe për afatin e qershorit.”
|Jemi duke punuar maksimalisht për të minimizuar ndikimin në reforma që po shkakton bllokada në Kuvend. Në vitet e fundit Kosova ka avancuar në shumë kapituj, kemi shënuar progres të moderuar në përgatitjes në 5 kapituj dhe në nivel të caktuar në 8 kapituj të tjerë. Nga progresi i kufizuar” në progres të theksuar kemi kaluar në 18 kapituj dhe nga progresi i theksuar në progres të mirë, në 5 kapituj të tjerë. Kemi përparim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm. Kemi kuadrin më të avancuar për të drejtat e pakicave në rajon. Raporti i Këshillit të Evropës për vlerësimin e aplikimit tonë për anëtarësim thekson se kuadri ligjor i Kosovës në rastin e Kushtetutës shkon edhe përtej standardeve ndërkombëtare.”
“Me komisioneren Marta Kos kemi ngritur edhe çështjen e statutit kandidat dhe të hapjes së negociatave. Janë bërë mbi 40 muaj që kur kemi aplikuar dhe momenti i ripërtërirë i zgjerimit nga ana e BE-së duhet të rezultojë me avancimin e merituar të Kosovës.”, tha ai ndër të tjera./lajmi.net/