Zyrtare: Drita shpallet kampione e Superligës së Kosovës

Drita është kampionia e re e Superligës së Kosovës në futboll. Skuadra gjilanase siguroi matematikisht titullin pas fitores së rëndësishme 2:0 ndaj Ballkanit në përballjen direkte të javës së 33-të. Takimi vendimtar u zhbllokua në minutën e 23-të, kur Besnik Krasniqi realizoi për epërsinë e vendasve, transmeton lajmi.net. Ballkani tentoi të rikthehej në lojë gjatë…

Sport

09/05/2026 18:04

Drita është kampionia e re e Superligës së Kosovës në futboll. Skuadra gjilanase siguroi matematikisht titullin pas fitores së rëndësishme 2:0 ndaj Ballkanit në përballjen direkte të javës së 33-të.

Takimi vendimtar u zhbllokua në minutën e 23-të, kur Besnik Krasniqi realizoi për epërsinë e vendasve, transmeton lajmi.net.

Ballkani tentoi të rikthehej në lojë gjatë pjesës së dytë, por Drita menaxhoi mirë avantazhin dhe në fund vulosi triumfin me golin e Dantes në minutën e 86-të.

Me këtë fitore, ekipi nga Gjilani i dha fund garës për titull dhe riktheu trofeun në qytet pas një sezoni të qëndrueshëm dhe dominues. Humbja e Ballkanit njëherësh i shoi kampionit në fuqi çdo mundësi për ta mbrojtur titullin.

Në sfidën tjetër të ditës, Drenica mori tri pikë me shumë peshë në luftën për mbijetesë, pasi mposhti Gjilanin me rezultat 2:1, duke mbajtur gjallë shpresat për qëndrimin në elitën e futbollit kosovar./lajmi.net/