Peci i mbledh “strukturat” në Mitrovicë për të mohuar se është shuar “Guxo”: Tung e bafshit

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, përmes një video-adresimi, i është përgjigjur zërave së partia GUXO “nuk ekziston” deklaratë e cila, siç ka thënë ai, thuhet “qe pesë vite në studiot televizive”. Peci, adresimin e tij e ka bërë nga një sallë në qytetin e Mitrovicë, ku shihen edhe persona të tjerë, të cilët,…

Lajme

08/05/2026 20:17

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, përmes një video-adresimi, i është përgjigjur zërave së partia GUXO “nuk ekziston” deklaratë e cila, siç ka thënë ai, thuhet “qe pesë vite në studiot televizive”.

Peci, adresimin e tij e ka bërë nga një sallë në qytetin e Mitrovicë, ku shihen edhe persona të tjerë, të cilët, thotë ai, janë pjesë e kësaj partie.

“Qe pesë vite në studiot televizive vazhdimisht flitet se si partia GUXO nuk ekziston. Tash në prag të zgjedhjeve nacionale, na paska shpallur se jemi shu si parti. Për koincidencë unë jam në takim të zgjeruar me strukturat e partisë GUXO në Mitrovicë. Besoj që gjithë ata që e shohin këtë përbërje të GUXO’s në Mitrovicë mund të thonë se…”, tha Peci derisa duatrokitjet e të pranishmeve ia ndërprenë fjalën.

Ndryshe, ky reagim i Pecit, vjen pas disa largimeve që kanë ndodhur nga GUXO, e të cilët i janë bashkuar ish-presidentes Vjosa Osmani.

VIDEO