Një burrë në spital me hantavirus pas udhëtimit me anije turistike – njofton qeveria zvicerane
Një burrë në Zvicër ndodhet në spital me hantavirus, pasi qe kishte udhëtuar me anijen turistike MV Hondius, ka bërë të ditur qeveria Zvicerane. Sipas njoftimeve, burri u kthye në shtëpi nga udhëtimi prej Amerikës se Jugut “në fund të prillit” dhe u paraqit në Spitalin Universitar të Cyrihut pasi që shfaqu simptoma, raporton BBC.…
Bota
Një burrë në Zvicër ndodhet në spital me hantavirus, pasi qe kishte udhëtuar me anijen turistike MV Hondius, ka bërë të ditur qeveria Zvicerane.
Sipas njoftimeve, burri u kthye në shtëpi nga udhëtimi prej Amerikës se Jugut “në fund të prillit” dhe u paraqit në Spitalin Universitar të Cyrihut pasi që shfaqu simptoma, raporton BBC.
Qeveria thotë se ai u vendos menjëherë në izolim, duke shtuar se “aktualisht nuk ka rrezik për publikun”.
Autoritetet po hetojnë nëse ai ka pasur kontakt me persona të tjerë gjatë kohës që ishte i sëmurë.
Burri ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij gjatë udhëtimit, e cila nuk ka shfaqur ende simptoma, por gjithashtu është izoluar si masë paraprake