VV përzihet në punët e Shqipërisë, deputeti i Kurtit shkon të protestoj në Tiranë

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ejup Ahmeti, është parë duke marrë pjesë në protestën disa-ditore që po zhvillohet në Tiranë kundër ndërtimeve në zonën e Sazanit. Ahmeti ka publikuar një fotografi nga sheshi kryesor i kryeqytetit shqiptar, ku shihet turma e protestuesve, duke e shoqëruar postimin me këngën “Shqipëri, o nëna ime”, transmeton lajmi.net.…

Lajme

20/06/2026 23:17

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ejup Ahmeti, është parë duke marrë pjesë në protestën disa-ditore që po zhvillohet në Tiranë kundër ndërtimeve në zonën e Sazanit.

Ahmeti ka publikuar një fotografi nga sheshi kryesor i kryeqytetit shqiptar, ku shihet turma e protestuesve, duke e shoqëruar postimin me këngën “Shqipëri, o nëna ime”, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, ndonëse në zgjedhjet e fundit nuk ka arritur të sigurojë mandat në mënyrë të rregullt, ai pritet të bëhet pjesë e Kuvendit pas lirimit të një ulëseje me formimin e kabinetit qeveritar.

Pjesëmarrja e tij në protestat në Shqipëri ka ngjallur reagime, duke hapur diskutime për angazhimin e përfaqësuesve politikë në çështje jashtë vendit, në një kohë kur sfidat politike dhe institucionale në Kosovë mbeten ende të pazgjidhura./lajmi.net/