Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës
Analisti politik Lulzim Peci ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj projektit të gazit amerikan, duke e cilësuar atë si “aventurën më të madhe politike që nga përfundimi i luftës së vitit 1999”. Sipas tij, në kohën kur siguria energjetike po bëhet faktor kyç i sigurisë kombëtare, shmangia e opsionit të gazit amerikan bie…
Lajme
Analisti politik Lulzim Peci ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj projektit të gazit amerikan, duke e cilësuar atë si “aventurën më të madhe politike që nga përfundimi i luftës së vitit 1999”.
Sipas tij, në kohën kur siguria energjetike po bëhet faktor kyç i sigurisë kombëtare, shmangia e opsionit të gazit amerikan bie ndesh me interesat vitale të Kosovës. Peci ka vlerësuar se argumenti për prodhimin e gazit nga qymyri nuk qëndron dhe vetëm sa e zgjat, sipas tij, krizën energjetike të vendit.
Ai ka sjellë si shembull Turqinë, e cila furnizohet me gaz nga disa shtete, përfshirë edhe LNG amerikan që nga viti 2024, duke argumentuar se Kosova duhet të jetë e hapur ndaj këtij opsioni.
“Mos na mbani ligjërata të kota, por pranojeni gazin amerikan dhe mos luani me të ardhmen e vendit”, ka deklaruar Peci.