Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këtë vendim

Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e shtatëmbëdhjetë, në format elektronik. Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25 shkurt 2022, për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare. Sipas njoftimit, ky vendim ka për qëllim linjëzimin e politikës së jashtme të Kosovës…

Lajme

05/05/2026 21:21

Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e shtatëmbëdhjetë, në format elektronik.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25 shkurt 2022, për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare.

Sipas njoftimit, ky vendim ka për qëllim linjëzimin e politikës së jashtme të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian.

“Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25.02.2022, për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare “me qëllim të linjëzimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

Qeveria nuk ka dhënë detaje shtesë për përmbajtjen konkrete të ndryshimeve të miratuara.