Nuk e ndryshojnë mendimin për Osmanin, Hoti e Bajrami munguan edhe në mbledhjen e sotme ku u vendos për bashkëpunimin me të
Sot, kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarët e degëve të tyre, kanë mbajtur një mbledhje. Në këtë mbledhje, është marrë vendimi edhe për bashkëpunim me ish-Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin e cila do t’i bashkohet LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit. Por, në këtë mbledhje nuk kanë marrë pjesë dy anëtarë të kryesisë…
Lajme
Sot, kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarët e degëve të tyre, kanë mbajtur një mbledhje.
Në këtë mbledhje, është marrë vendimi edhe për bashkëpunim me ish-Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin e cila do t’i bashkohet LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.
Por, në këtë mbledhje nuk kanë marrë pjesë dy anëtarë të kryesisë së LDK-së, saktësisht ish-deputetët Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti.
Ata të dy edhe më parë kanë qenë kundër bashkimit me LDK-në, biles kanë deklaruar se atë nuk do ta votojnë as për Presidente.
Hoti pas mbledhjes sot ka reaguar shkurt në lidhje me këtë situatë.
“LDK mbi të gjitha”, ka shkruar ai.
Deputetja Bajrami nuk ka reaguar ende. /Lajmi.net/
