Manaj reagon pasi u shkarkua nga Rama: Kush nuk ka raport të mirë me LDK, nuk mund të ketë me mua
Ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës, ka njoftuar se nuk do të jetë më nënkryetar i Komunës së Prishtinës, që udhëhiqet nga Përparim Rama. Ai ka thënë se në çdo detyrë të tij, ka dhënë angazhim maksimal në çdo përgjegjësi e vendim që ka ndikuar në zhvillimin e kryeqytetit, ndërsa ka shoprehur mirënjohje për LDK-në, strukturat…
Lajme
Ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës, ka njoftuar se nuk do të jetë më nënkryetar i Komunës së Prishtinës, që udhëhiqet nga Përparim Rama.
Ai ka thënë se në çdo detyrë të tij, ka dhënë angazhim maksimal në çdo përgjegjësi e vendim që ka ndikuar në zhvillimin e kryeqytetit, ndërsa ka shoprehur mirënjohje për LDK-në, strukturat e partisë në Prishtinë, kolegët e tij dhe bashkëpunëtorët në Komunë, kryetarin Abdixhiku dhe kryetarin Rama si dhe qytetarët e Prishtinës.
“Çdo angazhim, çdo vendim dhe çdo përballje që kam pasur direkt me qeverisjen qendrore, gjatë këtij mandati ka pasur një qëllim – mbrojtjen e interesit të qytetarëve të Prishtinës, besimi dhe mbështetja e të cilëve kanë qenë dhe mbetën forca që më shtynë përpara në çdo hap! Për të gjithë ata që më njohin, unë kam lidhje të veçantë me LDK. Andaj, është e natyrshme që kush nuk ka raport të mirë me LDK, nuk mund të vazhdoj të ketë një raport të mirë as me mua si përfaqësues politik i saj. Po e përmbyll këtë kapitull me ndjenjën e përmbushjes për angazhimin e plotë dhe kontributin e dhënë për Kryeqytetin, tani në një dimension më të gjerë, një fazë të re për LDK-në dhe për Kosovën”, ka thënë ai.
Ai ka treguar edhe cili është prioriteti i tij aktual.
“Një LDK e bashkuar, nën vizionin e Kryetarit Lumir Abdixhiku dhe Presidentës znj. Vjosa Osmani, janë binomi i drejtimit të duhur për të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Gjatë javëve të fundit, kam qenë i angazhuar në përbashkimin e madh të LDK-së, një proces që do ta rikthejë atë fuqishëm si forcë kryesore politike në vend. Kjo është e domosdoshme tani për tani! Të tjerat rregullohen me kohë!”, ka shtuar Manaj. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: