Bahtiri godet LDK-në dhe Osmanin: Janë bërë bashkë jo për të mirën e Kosovës, por për mbijetesën e tyre politike

Ish-deputeti i VV-së, Agim Bahtiri ka reaguar në lidhje me konfirmimin që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dhënë sot duke treguar se do të garojnë bashkë me Vjosa Osmanin. Bahtiri ka konsideruar se ky bashkim është bërë për të “thyer’ Albin Kurtin, për çka ka thënë se ai është shkëmb që nuk thehet dot.…

Lajme

05/05/2026 21:00

Ish-deputeti i VV-së, Agim Bahtiri ka reaguar në lidhje me konfirmimin që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dhënë sot duke treguar se do të garojnë bashkë me Vjosa Osmanin.

Bahtiri ka konsideruar se ky bashkim është bërë për të “thyer’ Albin Kurtin, për çka ka thënë se ai është shkëmb që nuk thehet dot.

Ai gjithashtu ka thënë se LDK dhe Osmani janë bërë bashkë për mbijetesën e tyre politike.

“Historia nuk ka parë kurrë një fitore që vjen nga bashkimi i atyre që nuk besojnë as te vetja e tyre. Janë bërë bashkë jo për të mirën e Kosovës, por për mbijetesën e tyre politike. Ky bashkim është thirrje për ndihmë, jo ofertë për qeverisje”, ka shtuar Bahtiri. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: