Abdixhiku: Nuk ka marrëveshje me PDK-në në Prishtinë, ajo është marrëveshje e kryetarit të komunës – Rama ka qenë kandidat i pavarur brenda listës së LDK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur në lidhje me ngjarjet e sotshme në komunën e Prishtinës. Abdixhiku tha se LDK nuk ka një marrëveshje me PDK-në për bashkëqeverisje në këtë komunë, transmeton lajmi.net. Ai tha se Përparim Rama ka marrëveshje me PDK-në dhe jo LDK-ja. Ai u shpreh se Rama ka qenë kandidat i…

Lajme

05/05/2026 18:51

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur në lidhje me ngjarjet e sotshme në komunën e Prishtinës.

Abdixhiku tha se LDK nuk ka një marrëveshje me PDK-në për bashkëqeverisje në këtë komunë, transmeton lajmi.net.

Ai tha se Përparim Rama ka marrëveshje me PDK-në dhe jo LDK-ja. Ai u shpreh se Rama ka qenë kandidat i pavarur brenda listës së LDK-së.

Deklarimi i plotë:

Kryetarët e komunave kanë të drejtën e tyre të bëjnë marrëveshje për shumicën që ata e konsiderojnë. Nuk mund të them që ne kemi marrëveshje me PDK-në. Mund të ju gënjej por s’kemi. Po ta kemi një marrëveshje të tillë, ma tregoni pra. LDK nuk ka bërë marrëveshje me PDK-në. E kam komunikuar edhe me Bedri Hamzën këtë çështje. Kemi thënë që s’kemi marrëveshje, në rregull meqenëse nuk kemi marrëveshje LDK-PDK, unë dua që të qartësoj për publikun, sepse mediat po pyesin që ka marrëveshje të tillë, se ne nuk kemi. Ato janë marrëveshje të kryetarit të komunës me partitë tjera politike. LDK me PDK nuk ka një marrëveshje të tillë.

Përparim Rama ka qenë kandidat i pavarur brenda listës së LDK-së. Ai vazhdon të jetë kryetar i komunës. LDK me aq sa mundet dhe aq sa ka mundësi, do të kontribuoj në realizimin e programit fitues të LDK-së në Prishtinë. Ne kemi marr mbështetje qytetare për këtë punë, jemi të interesuar të ndihmojmë Prishtinën, por në qoftë se ju më pyesni se a kemi marrëveshje me PDK-në, nuk ka një marrëveshje tillë dhe s’ka pasur bisedime për bashkëqeverisje me PDK-në. Këto janë marrëveshje të kryetarit të komunës që i bën me partitë tjera, por LDK-ja nuk ka një marrëveshje të tillë./lajmi.net/