VV i bën thirrje mërgatës të regjistrohen për të votuar duke u ankuar: Vendi po hyn në zgjedhje pavarësisht përpjekjeve tona

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar. Ata përmes një postimi në Facebook, kanë thënë se pas shumë përpjekjeve e propozimeve nga ana e tyre dhe refuzimeve nga opozita, vendi po futet sërish në zgjedhje. “Ju folët qartë në zgjedhjet e fundit, sikurse i gjithë populli i Kosovës, por…

Lajme

05/05/2026 16:37

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar.

Ata përmes një postimi në Facebook, kanë thënë se pas shumë përpjekjeve e propozimeve nga ana e tyre dhe refuzimeve nga opozita, vendi po futet sërish në zgjedhje.

“Ju folët qartë në zgjedhjet e fundit, sikurse i gjithë populli i Kosovës, por kjo nomenklaturë e vjetër politike nuk do të dëgjojë”, ka thënë VV.

Ata kanë thënë se edhe ky proces është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

“Ndërkaq, të gjithë ata bashkatdhetarë që nuk do të vijnë fizikisht për votim në Kosovë, duhet patjetër të regjistrohen paraprakisht për të fituar të drejtën për votim me postë apo në ambasada/konsullata. Afati për regjistrim hapet nesër, e së bashku me të edhe linku për regjistrim”, ka shkruar VV në Facebook.

Afati për regjistrimin e mërgatës do të jetë i hapur nga 6-17 maj 2026. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: