Kryesia e LDK-së mblidhet sot, a do të diskutohet bashkëpunimi me Vjosa Osmanin? – Lutif Haziri jep detajet e fundit!
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në ora 16:00. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar nënkryetari i këtij subjekti, Lutfi Haziri. Në media u raportua se kjo mbledhje e kryesisë së LDK-së do të jetë për të diskutuar për bashkëpunim me ish-presidenten, Vjosa Osmani. Haziri nuk e konfirmoi se kjo do…
Lajme
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në ora 16:00.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar nënkryetari i këtij subjekti, Lutfi Haziri. Në media u raportua se kjo mbledhje e kryesisë së LDK-së do të jetë për të diskutuar për bashkëpunim me ish-presidenten, Vjosa Osmani.
Haziri nuk e konfirmoi se kjo do të jetë çështja kryesore, por se do të flitet për zgjedhjet e 7 qershorit.
“Do të diskutohet për zgjedhjet e 7 qershorit. Çështjet tjera delegohen në Këshillin e Përgjithshëm”, tha Haziri.
Megjithatë sot ish-presidentja Vjosa Osmani, e pyetur sot rreth marrëveshje potenciale me Abdixhikun, ka dhënë pak detaje, duke treguar se nuk ka kërkuar që të jenë katër emra në top dhjetëshen e listës së LDK-së, duke shmangur përgjigjen konkrete se si do të kandidojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.
E pyetur nëse do të kandidojë për presidente apo deputete, ajo tha se çdo vendim do të bëhet i ditur në kohën e duhur, ndërsa theksoi se mbështetja kryesore për të “vjen nga qytetarët”.
“Nuk është mirë me spekulu. Unë nuk kam kërkuar kurrë asnjë pozitë nga askush”, tha Osmani.
“Kurdo që kemi diçka për t’ju thënë do t’ju themi”, shtoi ajo./lajmi.net/