Një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari për vrasje në tentativë në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit O. B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. “Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të…

Lajme

04/05/2026 15:57

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit O. B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se me datë 2 maj 2026 rreth orës 14:25, në terasën e lokalit “S.” në Gjakovë, i pandehuri, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin A. D. . Fillimisht i pandehuri O. B., e ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me shqelm në gjoks, e më pas, pasi i dëmtuari u përpoq të largohej, ka nxjerrë një pistoletë dhe ka shtënë një herë në drejtim të tij, si dhe e ka goditur me kokë duke i shkaktuar lëndime. I dëmtuari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i pandehuri është larguar nga vendi i ngjarjes; policia ka sekuestruar armën dhe një thikë”, ka njoftuar kjo Gjykatë.

Sipas Gjykatës në Gjakovë, gjyqtari i procedurës paraprake, Driton Sadiku, pas mbajtjes së seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

“Me këtë vendim, i pandehurit O. B., do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 2 maj 2026 deri më 1 qershor 2026. Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: