Pëllumb Bajqinovci emërohet Drejtor i Mobilitetit në Komunën e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Pëllumb Bajqinovci është emëruar Drejtor i Mobilitetit në këtë Komunë. Ai ka thënë se Bajqinovci sjell me vete përvojë të rëndësishme në jetën institucionale dhe politike në kryeqytet. “Si asamblist aktual në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe ish-kryesues i tij, Bajçinovci ka qenë pjesë aktive…

Lajme

04/05/2026 15:54

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Pëllumb Bajqinovci është emëruar Drejtor i Mobilitetit në këtë Komunë.

Ai ka thënë se Bajqinovci sjell me vete përvojë të rëndësishme në jetën institucionale dhe politike në kryeqytet.

“Si asamblist aktual në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe ish-kryesues i tij, Bajçinovci ka qenë pjesë aktive e proceseve vendimmarrëse, duke kontribuar në fusha si zhvillimi urban, rinia, sporti dhe kultura. Gjithashtu, përvoja e tij si zëdhënës  në Komunën e Prishtinës ka forcuar profilin e tij në komunikimin publik dhe bashkëpunimin me qytetarët. Me formim akademik në menaxhment dhe përvojë në institucione, ai pritet të kontribuojë në avancimin e politikave të mobilitetit, përmirësimin e qarkullimit urban dhe zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për qytetin”,ka shkruar Rama.

Ai i ka uruar suksese Bajqinovcit në përgjegjësinë e re. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: