Kurti takohet me kryeministrin e Finlandës, riafirmohet gatishmëria për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, është takuar me kryeministrin e Finlandës, Petteri Orpo derisa po marrin pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Jerevan. Në këtë takim, Kurti e ka falenderuar homologun e tij për mbështetjen e Finlandës për Kosovën, në veçanti për përkrahjen e fuqishme në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, është takuar me kryeministrin e Finlandës, Petteri Orpo derisa po marrin pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Jerevan.
Në këtë takim, Kurti e ka falenderuar homologun e tij për mbështetjen e Finlandës për Kosovën, në veçanti për përkrahjen e fuqishme në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe për mbështetjen për avancimin drejt marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
“Kryeministri në detyrë Kurti shprehu mirënjohjen edhe për bashkëpunimin dhe ndihmën e Finlandës në luftimin e dezinformimit, duke e cilësuar atë si element kyç për mbrojtjen e hapësirës demokratike dhe informimit publik të saktë. Gjatë takimit u veçua përvoja e Finlandës në konceptin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse, si një model i avancuar i organizimit të shtetit dhe shoqërisë përballë sfidave të sigurisë, model ky që ka miratuar edhe Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar ZKM.
Sipas tyre, të dy kryeministrat riafirmuan gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. /Lajmi.net/