Apeli nuk liron Ilir Metën
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për lirim nga qelia, duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg, raporton A2 CNN-i. Ky vendim vjen pasi Gjykata e Lartë e kishte rikthyer çështjen për rishqyrtim me datë 23 prill, por gjyqtarja Saida Dollani ka vendosur sërish kundër…
Lajme
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për lirim nga qelia, duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg, raporton A2 CNN-i.
Ky vendim vjen pasi Gjykata e Lartë e kishte rikthyer çështjen për rishqyrtim me datë 23 prill, por gjyqtarja Saida Dollani ka vendosur sërish kundër pretendimeve të mbrojtjes, shkruan A2 CNN-i.
Ndërkohë që Meta mbahet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024 për akuzat e korrupsionit në aferën CEZ-DIA, lobimit të LSI-së në Shtetet e Bashkuara, si edhe për pastrim parash e fshehje pasurie.