Haradinaj përshëndet rezolutën në SHBA për Kosovën: Hap i rëndësishëm drejt NATO-s
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas paraqitjes së një rezolute në Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së që shpreh mbështetje për integrimin e Kosovës në NATO. Haradinaj ka falënderuar kongresmenët amerikanë Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për iniciativën, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për forcimin e pozitës ndërkombëtare…
Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas paraqitjes së një rezolute në Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së që shpreh mbështetje për integrimin e Kosovës në NATO.
Haradinaj ka falënderuar kongresmenët amerikanë Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për iniciativën, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe garantimin e sigurisë së saj, raporton lajmi.net
Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje për organizatën Albanians for America, si dhe për aktivistët Harry Bajraktari dhe Gino Mulliqi, duke vlerësuar angazhimin e komunitetit shqiptaro-amerikan në mbështetje të Kosovës në institucionet amerikane, veçanërisht në Kongres.
Postimi i plotë:
Faleminderit kongresmenëve amerikanë, Keith Self, së bashku me Ritchie Torres dhe Mike Lawler, për paraqitjen e një rezolute në Dhomën e Përfaqësuesve që shpreh mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në NATO.
Një mirënjohje e veçantë për “Albanians for America”, Harry Bajraktarin dhe Gino Mulliqin, si dhe të gjithë shqiptaro-amerikanët që po angazhohen dhe po e mbështesin fuqishëm kauzën e Kosovës në institucionet amerikane, në veçanti në Kongresin Amerikan.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe garantimit të sigurisë së saj.
Prezenca jonë politike si shtet në institucionet amerikane është jetike për ne, sidomos në këtë kohë./Lajmi.net/