Selin shkon në Istog, pozon bashkë me vjehrrën

Reperi i njohur Gimbo ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij një moment të ngrohtë dhe mjaft personal në rrjetet sociale. Përmes një postimi në Instastory, ai ka publikuar një fotografi ku shfaqet i buzëqeshur në shoqërinë e dy personave më të rëndësishëm për të – nënës së tij dhe partneres, Selin. Krahas imazhit,…

ShowBiz

30/04/2026 21:10

Reperi i njohur Gimbo ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij një moment të ngrohtë dhe mjaft personal në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Instastory, ai ka publikuar një fotografi ku shfaqet i buzëqeshur në shoqërinë e dy personave më të rëndësishëm për të – nënës së tij dhe partneres, Selin. Krahas imazhit, ai ka vendosur mbishkrimin domethënës “Familja”.

Çifti, i cili gëzon vëmendje të madhe nga publiku, aktualisht po kalon disa ditë në Kosovë. Ata ndodhen në Istog, vendlindjen e reperit, ku Selin ka udhëtuar nga Tirana për t’iu bashkuar partnerit të saj dhe për të kaluar kohë me familjen e tij.