Haradinaj: Asnjë parti s’i merr 80 deputetë, institucionet formohen vetëm me marrëveshje “në paketë”
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka komentuar zhvillimet politike në prag të zgjedhjeve të reja, thënë se procesi i formimit të institucioneve do të varet nga marrëveshjet ndërmjet partive. Në Debat Plus, Haradinaj u shpreh se “lajmi i mirë” për zgjedhjet që vijnë është fakti se asnjë parti nuk pritet të…
Lajme
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka komentuar zhvillimet politike në prag të zgjedhjeve të reja, thënë se procesi i formimit të institucioneve do të varet nga marrëveshjet ndërmjet partive.
Në Debat Plus, Haradinaj u shpreh se “lajmi i mirë” për zgjedhjet që vijnë është fakti se asnjë parti nuk pritet të sigurojë shumicë absolute në Kuvend.
Sipas tij, në çdo skenar politik do të jenë tri pozita kyçe që do të përcaktojnë marrëveshjet: kryeparlamentari, kryeministri dhe presidenti.
“Çka është lajmi i mirë tash në zgjedhjet që vijnë. Në çdo matematikë, në tavolinën e diskutimeve do të jene tri pozitat kryesore. Sido që të bëhet, e dimë se 80 deputetë nuk i merr një parti. Nuk do të zgjidhen më institucionet e Kosovës, as kryeparlamentari, as qeveria, as kryeministri pa qenë në paketë dakordimi për zgjedhjen e tri pozitave…”, ka thënë Haradinaj.