Hyseni i LVV-së: Me vetëm 15 deputetë, LDK-së i ofruam gati gjysmën e qeverisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, ka deklaruar se zgjedhjet e reja nuk kanë qenë opsioni i preferuar i këtij subjekti politik, duke theksuar se janë bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sipas tij, LVV-ja i kishte ofruar LDK-së gati gjysmën e qeverisë, në përpjekje për të ndërtuar një…
Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, ka deklaruar se zgjedhjet e reja nuk kanë qenë opsioni i preferuar i këtij subjekti politik, duke theksuar se janë bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, LVV-ja i kishte ofruar LDK-së gati gjysmën e qeverisë, në përpjekje për të ndërtuar një koalicion qeverisës dhe për të shmangur shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.
“Është sikur takoheshim për t’i dëgjuar e këta nuk flisnin”, ka thënë Hyseni në T7, duke iu referuar takimeve mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku./Lajmi.net/